Në kuadër të programeve për rritjen e eficiencës energjetike në institucionet publike, janë projektuar sisteme fotovoltaike të instaluara mbi çatitë e godinave arsimore.
Kolaudim
Baza Ajrore e Kuçovës
Projekti konsiston në rikonstruksionin, rehabilitimin dhe përshtatjen e godinave dhe pistës ekzistuese brenda territorit të Bazës Ajrore të Kuçovës.
Mbikëqyrje
Impianti Fotovoltaik në Digën e Zadejës
Projekti konsiston në realizimin e një impianti fotovoltaik të instaluar mbi skarpatën e digës, duke marrë në konsideratë kushtet ekzistuese të terrenit dhe kërkesat strukturore të objektit.
Projektim
Rikonstruksioni i Blloqeve të Banimit, Lagjja 1 Maj - Patos
Projekti konsiston në projektimin e rikonstruksionit urban të blloqeve të banimit në lagjen 1 Maj në Patos, me synim përmirësimin e infrastrukturës publike dhe rritjen e cilësisë së hapësirës urbane.
Projektim / Konsulencë Inxhinierike
Parku Fotovoltaik Spitalla Solar - Durrës
Projekti konsiston në projektimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet të instaluar prej 100 MW në zonën e Spitallës, Durrës, me synim prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.
Projektim dhe mbikëqyrje
Ballkoni Panoramik / Kulla e Vëzhgimit, Petran
Projekti konsiston në projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve për realizimin e një ballkoni panoramik në fshatin Petran, pranë Grykës së Këlcyrës, me synim zhvillimin e infrastrukturës turistike.
Mbikëqyrje
Shëtitorja e Parkut Natyror të Liqenit të Ulzës
Projekti konsiston në rigjenerimin e shëtitores përgjatë liqenit të Ulzës, në kuadër të zhvillimit të Parkut Natyror dhe valorizimit të potencialit turistik të zonës.
Projektim
IEVP Kukës
Projekti konsiston në projektimin e një Institucioni të Ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Kukës. Projekti përfshin organizimin funksional të kompleksit, ambientet e akomodimit, administratës, shërbimeve shëndetësore, edukimit dhe rehabilitimit, zonat teknike dhe infrastrukturën mbështetëse.
Projektim
Rikonstruksioni i Ambjenteve të Poliklinikës së Specialiteteve Elbasan
Projekti konsiston në rikonstruksionin dhe modernizimin e ambienteve të Poliklinikës së Specialiteteve Elbasan, me synim përmirësimin e organizimit funksional të hapësirave dhe përshtatjen e tyre me kërkesat aktuale të ofrimit të shërbimeve shëndetësore.
Projektim / Konsulencë Inxhinierike
Parku Fotovoltaik Spitalla Solar 100 MW
Projekti konsiston në projektimin e një parku fotovoltaik me kapacitet të instaluar prej 100 MW, të zhvilluar sipas standardeve bashkëkohore të inxhinierisë dhe energjisë së rinovueshme. Ndërhyrja përfshin projektimin e fushës fotovoltaike, sistemeve të konvertimit dhe transformimit të energjisë, rrjetit elektrik të brendshëm, zonave të akumulimit të energjisë, infrastrukturës mbështetëse dhe sistemeve të monitorimit e kontrollit. Projekti synon optimizimin e prodhimit të energjisë, sigurinë në operim, qëndrueshmërinë afatgjatë të impiantit dhe përputhshmërinë me kërkesat teknike dhe mjedisore për centrale moderne diellore.
Projektim / Konsulencë Inxhinierike
Impianti Fotovoltaik VEKO ENERGY 2 MW
Projekti konsiston në projektimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 2 MW për prodhimin e energjisë elektrike nga burime diellore. Projekti përfshin organizimin e parkut fotovoltaik, projektimin e infrastrukturës elektrike, kabinës së transformatorit, sistemeve të konvertimit dhe monitorimit, si dhe integrimin e zgjidhjeve teknike që sigurojnë efikasitet të lartë energjetik, besueshmëri në operim dhe funksionim afatgjatë të impiantit.
Projektim / Konsulencë Inxhinierike
Impianti Fotovoltaik HELIOS ENERGY 2 MW
Projekti konsiston në projektimin e një impianti fotovoltaik me kapacitet 2 MW, i konceptuar për prodhim të qëndrueshëm dhe efikas të energjisë nga burime të rinovueshme. Ndërhyrja përfshin organizimin funksional të parkut fotovoltaik, projektimin e fushës së paneleve, kabinës së transformatorit, rrjetit elektrik të brendshëm dhe sistemeve mbështetëse. Zgjidhjet teknike janë zhvilluar për të garantuar performancë optimale, siguri në operim dhe përputhshmëri me standardet bashkëkohore të projektimit dhe energjisë së rinovueshme.